Sugjerojmë:

Gjoks pule në tigan me gjalpë dhe erëza

Veshtiresia
E lehtë
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
4 gjysma gjoks pule me lëkurë
Kripë dhe piper i zi i freskët për shije
2 lugë vaj ulliri
1 lugë gjelle erëza të freskëta të copëtuara (trumzë, majdanoz, rozmarinë)
1/4 filxhan uthull molle
4 lugë gjalpë të ftohtë, të prerë në copa të vogla
1 lugë gjelle supë pule (ose ujë), nëse është e nevojshme për salcë të hollë

  1. Marinoni mishin e pulës nga të dyja anët me kripë dhe piper.
  2. Nxehni vajin e ullirit në një tigan mbi nxehtësinë mesatare.
  3. Vendosni gjoksin e pulës në anën e lëkurës poshtë dhe spërkateni me erëzat e freskëta.
  4. Lëreni mishin të skuqet për 5 – 6 minuta dhe kthejeni.
  5. Gatuajeni rreth 5 minuta dhe shtoni uthull dhe gjalpë në tiganin me mish pule.
  6. Tundeni tiganin butësisht derisa gjalpi të shkrihet.
  7. Lëreni të skuqet dhe 2-3 minuta më shumë dhe shtoni pak supë pule ose ujë derisa salca të hollohet.

Komento