Gjoks pule me djathë parmixhano, vezë dhe salcë

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 2 kokrra vezë (të rrahura)
  • 1 filxhan djathë parmixhano (i grirë)
  • 200 gr thërrime buke
  • 6 gjysma gjoks pule
  • 1 lugë gjelle vaj vegjetal
  • 300 gr salcë domatesh
  • 6 feta djathë kaçkavall

Udhëzimet

1

Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C.

2

Hedhim vezët e rrahura në një pjatë ose tas.

3

Në një enë tjetër, përziejmë së bashku djathin parmixhano dhe thërrimet e bukës.

4

Zhysim gjokset e pulës në vezët e rrahura, pastaj në përzierjen me thërrimet e bukës.

5

Në një tigan të madh, ngrohim vajin në temperaturë mbi mesataren.

6

Shtojmë mishin e pulës dhe i trazojmë për rreth 8 deri në 10 minuta në çdo anë.

7

Hedhim salcë domatesh në një tavë që e lyejmë me vaj për pjekje.

8

Shtojmë pulën, pastaj vendosim një fetë djathë kaçkavall mbi çdo copë pule dhe i pjekim për 20 minuta ose derisa djathi të shkrijë plotësisht në furrën e nxehur që më parë.

Lini një koment