Sugjerojmë:

Gjoks pule i skuqur me miks erëzash

Gjoks pule i skuqur me miks erëzash

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shije fantastike!

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 lugë gjelle piper i zi pluhur
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjelle verë e bardhë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 lugë çaji miell misri
  • ½ lugë çaji xhinxher pluhur
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli

Udhëzimet

1

Gjokset e pulës nëse janë shumë të trasha i prisni në fileto të holla.

2

I marinoni me kripë, piper, specin e kuq pluhur dhe më pas i lyeni me pak miell.

3

I skuqni në një tigan me pak vaj ulliri. I lini 5 minuta nga secila anë.

4

Përgatisni salcën. I bashkoni të gjithë përbërësit bashkë në një tas dhe i përzieni mirë.

5

Sapo gjokset e pulës të jenë skuqur siç duhet i shtoni sipër salcën.

6

I lini në zjarr mesatar edhe për 5 minuta të tjera.

7

E shërbeni të ngrohtë mishin e pulës duke i shtuar sipër pak qepë të njomë të grirë imët.

Lini një koment