Sugjerojmë:

Gjoks pule i pjekur me gjalpë dhe erëza

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 2 copa gjoks pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Miell
  • 6 lugë gjalpë të pakripur
  • 5 lugë vaj ulliri
  • 1/3 filxhan lëng limoni të freskët
  • 1/2 filxhan supë pule
  • 1/4 filxhan kaper
  • 1/3 filxhan majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Marinoni mishin e pulës me kripë dhe piper.

2

Pulën e grirë në copa hidheni në miell dhe shkundeni fort.

3

Në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare shkrini 2 lugë gjelle gjalpë me 3 lugë vaj ulliri.

4

Kur gjalpi dhe vaji të fillojë të skuqen shtoni 2 copa mish pule dhe gatuajeni për 3 minuta.

5

Kur mishi të marrë ngjyrë kafe, kthejeni nga ana tjetër të skuqet për 3 minuta.

6

Hiqeni nga gatimi dhe transferojeni në pjatë.

7

Shkrini 2 lugë gjelle gjalpë dhe shtoni 2 lugë vaj ulliri.

8

Përsërtini procesin deri sa mishi të mbarohet.

9

Në tavë shtoni lëng limoni, supë pule dhe kaperi.

10

Kthejeni në furrë dhe lereni të vlojë.

11

Hidhni erëzat dhe vazhdoni ta zieni pulën.

12

Hiqeni nga zjarri dhe vendoseni në pjatë.

13

Shtoni 2 lugë gjelle gjalpë dhe tundeni fort sa të krijohet një masë salce.

14

Derdheni salcën mbi mishin e pulës dhe dekorojeni me majdanoz.

Lini një koment