Sugjerojmë:

Gjoks pule i mbushur me asparag

Gjoks pule i mbushur me asparag

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Me vetëm pak përbërës, dreka juaj e së hënës do të jetë gati, në pak minuta. Shija? Sigurisht që e shkëlqyer!

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 12 shkopinj asparag
  • 150 gram domate të thara ose pomodorini
  • 4 feta djathë mozzarella
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle miks erëzash
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Gjoksin e pulës e vendosni në tavolinën e punës dhe e marinoni me miksin e erëzave, hudhrën, specin pluhur, kripën dhe piperin.

3

Filloni e prisni mishin e pulës në mes, por jo plotësisht pasi duhet të krijoni një lloj xhepi.

4

Tek secila fusni 3 degë asparag, 1 fetë mozzarella dhe domate të thara.

5

Ngjesheni mirë mbushjen me duar dhe fiksojeni pse jo me një stikadent ose mund ta lidhni me spango nëse dëshironi.

6

Në një zjarr mesatar vendosni tiganin me pak vaj të nxehet.

7

Më pas vendosni gjoksin e pulës dhe i rrotulloni herë pas herë, në mënyrë që të skuqen mirë.

8

Pasi i keni skuqur për 3-5 minuta, do t’i vendosni në një tavë dhe i fusni në furrë për 15-20 minuta.

9

Ju bëftë mirë!

Lini një koment