Sugjerojmë:

Gjizë e pjekur me hudhra dhe spec djegës, një mrekulli e kuzhinës shqiptare

Ingredientët

  • 500 gr gjizë me kripë
  • 4-5 thelpinj hudhra të shtypura
  • 3-4 lugë gjelle me vaj ulliri
  • Piper i zi
  • Spec djegës (sipas dëshirës)

Udhëzimet

1

Si fillim ndizni furrën në temperaturë 200 gradë celcius.

2

Hidhni vajin e ullirit në një tigan, vendoseni në zjarr shtoni aty gjizën dhe përzjeheni përreth 5 minuta.

3

Në fund shtojini hudhrat e shtypura dhe pëzjiejini bashkë.

4

Të gjithë masën që keni në tigan, transferojeni në një tavë të vogël dhe futeni të piqet për 5 minuta në furrë.

5

Në fund spekateni me piper të zi dhe pak spec djegës dhe është gati.

Lini një koment