Sugjerojmë:

Gjellë verore me patëllxhanë dhe djathë

Gjellë verore me patëllxhanë dhe djathë

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë është e thjeshtë, verore dhe ju merr pak minuta kohë...

Ingredientët

  • 2 patëllxhanë
  • 2 domate
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhra
  • Kripë
  • Borzilok

Udhëzimet

1

Lani patëllxhanët dhe i prisni në feta. Vendosini në një tigan me vaj ulliri dhe skuqini nga të dyja anët. Pasi të jenë gati i lini mënjanë.

2

Në po të njëjtin tigan skuqni domatet me hudhrat. Prisni derisa domatet të treten tërësisht. Nëse është nevoja shtoni 1 gotë ujë.

3

Shtoni më pas patëllxhanët, pak kripë dhe trazojini mirë.

4

Në fund shtoni borzilokun dhe djathin. Gjella është gati!

Lini një koment