Sugjerojmë:

Gjellë me mish pule dhe perime

Gjellë me mish pule dhe perime

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Falë mishit të pulës, tek kjo recetë shijoni një pjatë plot vlera ushqyese dhe pa shumë yndyrë!

Ingredientët

  • 2 gjoks pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 karota të prera në copa të vogla
  • 1 qepë e vogël
  • 2 degë selino
  • 3 lugë gjelle miell
  • ½ lugë çaji rozmarinë
  • ½ lugë çaji trumzë
  • Kripë, piper për shije
  • 2 patate të qëruara në kubik të vegjël
  • 1 spec i kuq
  • 1 filxhan bizele
  • ½ filxhan me pana kuzhine
  • ¼ filxhan verë e bardhë

Udhëzimet

1

Në nje tenxhere me vaj ulliri skuqni mishin e pulës me pak kripë e piper.

2

Sapo të jetë gatuar e lini mënjanë.

3

Në po të njëjtën tenxhere vendosni për të skuqur qepën, karotën, selinonë derisa të zbuten tërësisht.

4

Shtoni 3 lugë gjelle miell dhe i marinoni me kripë e piper. I lini edhe për dy minuta të tjera në zjarr.

5

Shtoni patatet, specin e kuq e prerë në copa të vogla, mishin e pulës dhe ne fund verën e bardhë. I përzieni mirë.

6

Shtoni lëngun e perimeve deri në nivelin e gjellës dhe i vini kapakun. E lini në zjarr përreth 30 minuta.

7

Në fund i shtoni rozmarinën, trumzën, panën e kuzhinës dhe e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment