Sugjerojmë:

Gjellë me mish pule dhe perime

Gjellë me mish pule dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Sa më shumë gjellëra shtëpie në dietën tuaj! Hidhini një sugjerimit të radhës këtu tek Neps pasi është shumë i lehtë për t'u përgatitur.

Ingredientët

  • 300-400 gram mish pule
  • 1 kungull
  • 1 karotë
  • 1-2 patate
  • 1-2 patëllxhanë
  • 2-3 speca
  • 1 qepë të thatë
  • 2-3 domate
  • 1 ½ lugë gjelle salcë
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • 1 lugë gjelle miks erëzash
  • ½ gotë verë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 spec djegës
  • Kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe sapo të ngrohet vendosim mishin e pulës të prerë në copëza.

2

E kaurdisim mishin për 1-2 minuta sa të ndryshojë ngjyrë dhe më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë.

3

Shtojmë verën dhe më pas salcën e domates, erëzat miks, kripë, piper dhe ½ gotë ujë të ngrohtë.

4

Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë avash-avash në temperaturë të ulët. Shërbejeni gjellën e ngrohtë.

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment