Sugjerojmë:

Gjellë me mish dhe mashurka

Gjellë me mish dhe mashurka

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg mashurka
  • 500 gr mish viçi
  • 2 qepë
  • 3 thelpi hudhër
  • 2 domate
  • Pak pure domateje
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper të zi
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Lajmë dhe pastrojmë mashurkat.

2

I hedhim në ujë të valuar me kripë dhe i ziejmë për 15 minuta. Ndërkohë kaurdisim mishin me qepën në 3 lugë gjelle vaj ulliri deri sa qepa të zbutet mirë.

3

Shtojmë hudhrat të grira dhe domaten të grirë në rende.

4

I lëmë të marrin valë, më pas shtojmë pak pure domateje, kripë, piper të zi.

5

Shtojmë ujin nga uji e zierë i mashurkave dhe lëmë mishin të ziejë deri sa të ngulet piruri lehtë. Atëherë shtojmë mashurkat.

6

I lëmë të ziejnë dhe 10-15 minuta së bashku. 2 minutat e fundit shtojmë majdanozin dhe shërbejmë mashurkat e ngrohta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment