Sugjerojmë:

Gjellë e shpejtë me bizele, patate e karota

Gjellë e shpejtë me bizele, patate e karota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 qepë
  • 2 thelpi hudhra
  • 300 gram bizele
  • 2 kokrra patate
  • 2 karota
  • 1 vegetë perimesh
  • 4 gota ujë të vakët
  • vaj ulliri
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat. Shtoni më pas domatet e prera në kubik (pa lëkurë).

2

Pasi domatet të jenë zbutur tërësisht, i shtoni perimet. Karotat dhe patatet i prisni në copa të vogla ndërsa bizelet i lani mirë.

3

I përzieni mirë. Në një filxhan me ujë të vakët, tresni vegetën. Shtojani më pas gjellës, së bashku me ujin.

4

E lini gjellën në zjarr për 30-35 minuta. Nga fundi i shtoni kripën, piperin dhe pak koper nëse dëshironi. Ju bëftë mirë!

Lini një koment