Sugjerojmë:

Gati në 5 minuta! Si të bëni vetë qoftet e shtëpisë me mish viçi

Gati në 5 minuta! Si të bëni vetë qoftet e shtëpisë me mish viçi

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Përgatitini qoftet vetë dhe kështu do të jeni të sigurtë për cilësinë e asaj çka po hani! Receta ju merr vetëm disa minuta kohë...

Ingredientët

  • 300 gram mish viçi
  • 1 vezë
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 feta bukë
  • 1 qepë
  • 2 thelpi hudhra të grimcuara

Udhëzimet

1

Fetat e bukës i thekni në toster dhe më pas i grini imët me dorë.

2

Në një tas bashkoni mishin e viçit të grirë, vezë, bukën.

3

I trazoni mirë dhe shtoni qepën e grirë imët, hudhrat pak kripë e piper. Provojeni shijen për të kontrolluar balancat e erëzave.

4

Më pas formoni disa toptha të vegjël me dorë. I rrumbullakosni mirë dhe i vendosni për t'i skuqur në një tigan të thellë ku keni nxehur paraprakisht vajin e lulediellit.

5

Skuqini mirë qoftet, i lini të ftohen disi dhe më pas shijojini!

Lini një koment