Sugjerojmë:

Galetë me dardhë dhe djathë gorgonzola

Galetë me dardhë dhe djathë gorgonzola

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • ½ çaji me kripë
  • 1 lugë gjelle trumzë
  • 12 lugë gjelle me gjalpë
  • ¼ gotë ujë
  • 1 filxhan me djathë gorgonzola
  • 1 dardhë e prerë në feta-feta
  • ¼ filxhan me bajame
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle uthull molle

Udhëzimet

1

Kombinoni miellin, kripën, trumzën, gjalpin dhe ujin në një procesor ushqimi.

2

Brumin e punoni mirë me dorë dhe e mbuloni me një qese kuzhine. E lini në frigorifer për 30 minuta.

3

Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë.

4

Më pas e nxirrni brumin dhe e hapni me ndihmën e një petëze.

5

Në qendër vendosni djathin gorgonzola, fetat e dardhës dhe bajamet e copëtuara.

6

Anët e galetës i mblidhni pak sikurse në foto.

7

E vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

8

E fusni në furrë për 40-45 minuta.

9

Pasi të jetë gati e nxirrni dhe i shtoni sipër uthullën dhe mjaltin.

10

Ju bëftë mirë!

Lini një koment