Fytyra do të gjallërohet menjëherë pas këtij serumi të përgatitur kaq thjeshtë në shtëpi

Shpeshherë bëhet mjaft e vështirë të kesh një fytyrë të bukur me lëkurë të pastër e të butë, sidomos në stinën e pranverës dhe verës.

Vapa, djersa, ajri i ndotur janë shpeshherë faktorë irritues të lëkurës, por me këtë serum të përgatitur në shtëpi fytyra juaj mund të ketë përmirësime të ndjeshme.

Përgatisni përbërësit: gjysmë filxhani xhel aloe vera, 2 lugë gjelle glicerinë bimore, një lugë gjelle vaj jojoba, 2 pika vaj esencial (livande, kamomili ose trëndafili).

Përziejini përbërësit në një shishe serumi që ju ka mbaruar. Tundeni me forcë për t’i përzier më mirë. Nëse ruhet në frigorifer, ky serum mund  të rezistojë deri në një vit.

Vaji i jojobas është shumë afër vajit natyral të lëkurës dhe mund të përdoret në mënyrë praktike për çdo gjë. Falë përbërjes së lehtë nuk do t’i bllokojë poret, përkundrazi do të ndihmojë lëkurën e yndyrshme të normalizojë prodhimin e yndyrës. Përveç këtyre është i pasur me vitaminë E, acid linoleik dhe antioksidantë që rigjenerojnë qelizat.

Lini një koment