Sugjerojmë:

Furnizoni trupin me proteina me recetën e rizotos me qiqra!

Furnizoni trupin me proteina me recetën e rizotos me qiqra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Qiqrat janë të njohura për përmbajtjen e lartë të proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve nga të cilat trupi ynë merr më të mirën!

Ingredientët

  • 3 thelpinj hudhër
  • 1-2 karota
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 filxhanë lëng perimesh
  • 2 filxhanë oriz
  • 1 filxhan qiqra
  • 1 filxhan bizele
  • 1 qepë të thatë
  • kripë, piper të zi dhe të kuq

Udhëzimet

1

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën së bashku me hudhrat.

2

Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe më pas shtojmë karotat, bizelet dhe qiqrat e ziera.

3

Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq.

4

Në një tenxhere hedhim orizin e larë, shtojmë perimet e kaurdisura dhe ujë të vluar në raport 1 me 2 me masën e orizit.

5

Vendosim kapakun dhe e lemë orizin të ziejë për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment