Sugjerojmë:

Fritatë me perime dhe rikota

Fritatë me perime dhe rikota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 6 vezë
  • 200 gram ricotta
  • 200 gram djathë kaçkavall
  • 1 filxhan me qiqra të konservuara
  • 1 kungulleshkë e prerë në kubikë
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 spec të kuq prerë imët
  • Vaj ulliri
  • Chives për garniturë
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Bashkoni vezën, ricottën, kripën dhe piperin në një enë dhe trazojeni mirë. Shtoni djathin kaçkavall dhe trazojeni sërish.

2

Në një blender thërrmoni qiqrat dhe i bashkoni me masën më sipër.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën derisa të fishket. Shtoni perimet dhe i lini për disa minuta.

4

Shtoni masën me vezë dhe i përzieni mirë, derisa perimet të jenë futur brenda vezës.

5

Masën kalojeni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. Futeni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

6

Shërbejeni me disa chive në fund ose asparag. Ju bëftë mirë!

Lini një koment