Sugjerojmë:

Fritatë me kërpudha, receta që do ju bëjë të lëpini gishtat deri në copën e fundit!

Fritatë me kërpudha, receta që do ju bëjë të lëpini gishtat deri në copën e fundit!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 100 gram proshutë e tymosur
  • 500 gram kërpudha
  • 6 vezë
  • 3 qepë të njoma jeshile
  • 2 tufa trumzë
  • 1 majë luge kripë
  • 125 ml qumësht
  • 120 gram djathë parmixhano
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak piper të kuq

Udhëzimet

1

Filloni të përgatisni përbërësit, duke i larë, qëruar dhe duke i prerë në feta.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni pançetën, kërpudhat. Pas disa minutash shtoni qepën e njomë, trumzën, kripën dhe piperin e kuq. I lini në zjarr për 10 minuta.

3

Ndërkohë në një enë rrihni mirë vezët. Shtoni qumështin, kripë dhe djathin parmexhano. I trazoni mirë.

4

Tani e shtoni masën që përgatitët tek kërpudhat. I lini për 4 minuta.

5

Sapo të shikoni që vezët po mpiksen është koha ta transferoni masën në një tavë dhe ta fusni në furrë.

6

E piqni për 15-18 minuta, derisa fritata të marë një ngjyrë kafe të artë.

7

Në fund e shërbeni fritatën me më shumë trumzë sipër dhe qepë jeshile. Ju bëftë mirë!

Lini një koment