Frapeja me luleshtrydhe është një pije freskuese dhe delikate e përgatitur me qumësht të ftohtë, luleshtrydhe të freskëta, sheqer dhe akull.
Të gjithë përbërësit frulohen bashkë për të krijuar një pije kremoze dhe detoks, ideale për t’u shijuar në një pasdite vere, ndoshta në pishinë me një grup miqsh. Për të kënaqur gjithë familjen mund ta përgatisni edhe në variantin me banane ose fruta pylli.
Përbërësit:
250 gr luleshtrydhe
180 gr qumësht
5 gr sheqer
50 gr akull
Përgatitja:
Për të përgatitur frapenë me luleshtrydhe, nisni nga pastrimi i frutave. Lajini mirë luleshtrydhet dhe hiquni pjesën jeshile, më pas pritini më katërsh dhe lërini mënjanë.
Më pas vendosni akullin në një mikser, shtoni luleshtrydhet e prera e më pas qumështin.
Në fund shtoni sheqerin dhe kalojini në mikser derisa të merrni një përbërje kremoze dhe homogjene. Hidheni masën nëpër gota dhe dekorojini me luleshtrydhe. Shërbejini të ftohta frapetë. Këshillohet të pihet menjëherë për të mos u oksiduar frutat!
Sipas dëshirës, për ta bërë frapenë më kremoze, mund t’i shtoni pak akullore.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment