Sugjerojmë:

Forconi imunitetin dhe merrni energji nga një pjatë supë me kërpudha e qumësht

Forconi imunitetin dhe merrni energji nga një pjatë supë me kërpudha e qumësht

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 500 gr kërpudha
  • 50 gram gjalpë
  • 1 kokërr limon
  • 3 lugë gjelle
  • 1 litër lëng mishi
  • pak majdanoz
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Skuqni kërpudhat me gjalpë. Shtoni miellin dhe vazhdoni t'i trazoni mirë.

2

Sapo mielli të fillojë të ndryshojë ngjyrë e shuajmë me lëngun e mishit dhe i lemë kërpudhat të marrin valë.

3

Shtojmë qumështin dhe e lemë supën të lidhet në temperaturë të ulët.

4

E largojmë nga zjarri dhe sipër i shtojmë majdanoz, lëkurë të grirë limoni dhe lëngun e limonit. Supa është gati. Shijojeni!

Lini një koment