Pavarësisht komercializmit, trajtimet me produkte natyrale mbeten më të preferuat dhe më të sigurtat, edhe kur është fjala për trajtimin e flokëve. Një maskë flokësh me mjaltë dhe qumësht e aplikuar në flokë para shampo do të ishte ideale për flokë plot jetë, shkëlqim e të trajtuara nga rrënja tek majat.
- 2 lugë mjaltë (rreth 50 gr)
- Gjysmë filxhani qumësht (rreth 125 ml)
Preferohet që mjalti të jetë në temperaturën e ambientit në mënyrë që të jetë më i thjeshtë në përdorim. Përziejini të dy përbërësit në një tas derisa të merrni një krem homogjen. Aplikojeni në gjithë gjatësinë e flokut duke bërë masazhe delikate. Vazhdoni masazhin për disa minuta duke e aplikuar maskën nga majat tek rrënjët.
Lëreni për 15 minuta në flokë dhe pastaj lajini ato si zakonisht.
Lini një koment