Sugjerojmë:

Fileto viçi me domate, hudhër dhe borzilok

Ingredientët

  • 400 gr mish viçi të prerë në feta të holla
  • 300 gr domate qershi
  • 50 gr vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • Trumëz
  • Borzilok
  • Piper
  • Kripë

Udhëzimet

1

Filetot marinojini me kripë e piper dhe skuqini në tigan për pak minutad deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë.

2

Për recetën e mishit të viçit me pomodorini pikantë, prisni në feta domatet dhe vendosini në një tigan me vaj, hudhrën e grirë disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec djegës të freskët.

3

Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosni tek domatet filetot e mishit.

4

Lërini të pushojnë për 2 minuta, më pas shërbejini menjëherë.

Lini një koment