Sugjerojmë:

Fileto viçi e gatuar me verë të kuqe dhe mollë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 200 gr fileto viçi
  • 1 kokërr mollë
  • 100 ml verë e kuqe
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 thelpi hudhër
  • 10 ml vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Prisni filetën e viçit të trashë.

2

Marinojeni me kripë dhe piper.

3

Në një tigan hidhni vaj ulliri, 1 thelpi hudhër të shtypur, 1 degë rozmarinë të freskët dhe skuqini.

4

Hidhni fileton dhe gatuajeni në të dy krahët, në temperaturë të lartë dhe shuajeni me verë të kuqe.

5

Hiqeni fileton dhe në lëngun e mbetur shtoni mollët e prera në feta dhe gatuajini për pak minuta.

6

Në fund servirini bashkë me fileton.

Lini një koment