Sugjerojmë:

Fileto salmoni e pjekur me mustardë dhe majdanoz

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 15

Ingredientët

  • 2 lugë mustardë
  • 2 lugë çaji majdanoz
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 2 lugë çaji shurup panje
  • 4 fileto salmoni pa lëkurë
  • Kripë
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Ngroheni furrën në 200 gradë C.

2

Vendosni në furrë një fletë alumini.

3

Miksoni në një tas së bashku mustardë, 1 lugë gjelle majdanoz, majonezë dhe shurup panje.

4

Vendosni fileton e salmonit në fletën e pjekjes dhe marinojeni me 1/4 lugë çaji kripë dhe piper.

5

Përhapni pak nga përzierja e mustardës në mënyrë të barabartë mbi çdo fileto.

6

Piqeni derisa të gatuhet 10 -12 minuta.

7

Sherbejeni me pak majdanoz sipër.

Lini një koment