Sugjerojmë:

Fileto pule të pjekura me salcë pesto

Fileto pule të pjekura me salcë pesto

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Më të thjeshtë dhe më të mirë se kjo recetë, zorr se do të gjeni!

Ingredientët

  • 3 fileto pule
  • 3 lugë gjelle salcë pesto (mundësisht e bërë vetë)
  • 120 gram djathë mozzarella i grirë
  • 3 pomodorini të ndara përgjysmë
  • Kripë, piper për shije
  • Pak vaj ulliri

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë qelqi me madhësi mesatare dhe e lyeni me pak vaj.

3

Radhisni në të filetot e pulës dhe i marinoni me pak kripë e pier.

4

Vendosni tek secila fileto, nga 1 lugë pesto dhe e përhapni mirë.

5

Vendosni nga një domate të përgjysmuar tek secila fileto pule dhe në fund i spërkasni me djathin mozzarella.

6

I fusni në furrë të piqen për 40 minuta. Shijojini!

Lini një koment