Sugjerojmë:

Fileto pule të mbushura me mozzarella

Fileto pule të mbushura me mozzarella

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 4 fileto pule
  • 200 gram mozzarella
  • 200 gram domate të thara
  • 70 ml uthull
  • 6 thelpi hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë sheqer kaf
  • disa gjethe borziloku
  • Kripë, piper
  • pak rigon

Udhëzimet

1

Si fillim prisni me ndihmën e një thike filetot e pulës në mes (por jo tërësisht pasi do i mbushim). I marinoni mirë me erëzat.

2

Brenda e mbushni secilën me mozarella dhe domate.

3

Në mënyrë që mbushja mos të dalë jashtë, mund ta fiksoni me disa shkopinj të hollë. Tani vendosini filetot për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri. I shtoni sipër pak rigon.

4

Në një enë trazoni mirë hudhrat, uthullën, sheqerin kaf dhe e shtoni tek filetot e pulës.

5

Pas 10 minutash fikeni zjarrin dhe i shërbeni të ngrohta filetot e pulës. Sipër i shtoni borzilokun.

6

Mund ta shoqëroni me oriz ose perime skare. Ju bëftë mirë!

Lini një koment