Sugjerojmë:

Fileto pule të gatuara me salcë limoni, gjalpë dhe majdanoz

Fileto pule të gatuara me salcë limoni, gjalpë dhe majdanoz

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Erëzat, kryefjala e pjatave të shijshme!

Ingredientët

  • 4 fileto të holla pule
  • Kripë, piper të zi
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 gotë lëng pule
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 tufë majdanoz e grimcuar

Udhëzimet

1

Marinoni filetot e pulës me kripë dhe piper.

2

I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri për 3-4 minuta nga secila anë.

3

Më pas i kaloni filetot në një pjatë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

4

Ndërkohë në të njëjtin tigan shtoni gjalpin, hudhrat dhe i përzieni për 30 sekonda.

5

Shtoni lëngun e pulës, miellin e misrit dhe lëngun e limonit. E rrisni pak nxehtësinë dhe i lini për 3-4 minuta.

6

Më pas shtoni filetot e pulës dhe i lini në zjarr derisa salca të trashet pak, për gati 15 minuta.

7

I shtoni pak kripë e piper nëse është nevoja. Shërbejini të ngrohta me pak majdanoz dhe feta limoni sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment