Sugjerojmë:

Fileto pule në tavë me salcë limoni

Fileto pule në tavë me salcë limoni

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Provoni filetot e pulës si asnjëherë më parë, pasi salca kremoze, i jep një shije të paparë!

Ingredientët

  • 2 gjokse pule
  • ½ filxhan me miell
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 qepë e vogël e prerë imët
  • 1 gotë me lëng pule
  • Lëngu i 1 limoni
  • ½ filxhan me panna
  • Erëza të freskëta për garniturë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Gjoksin e pulës e prisni hollë dhe formoni 4 fileto.

2

I marinoni me kripë e piper dhe i lyeni me pak miell para e mbrapa.

3

Vendosini për t’i skuqur në një tigan me pak vaj ulliri. Sapo të marrin një ngjyrë kafe të artë, i hiqni dhe i lini mënjanë.

4

Në po të njëjtën tigan, shtoni pak vaj, skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për disa minuta, derisa qepa të zbutet tërësisht.

5

Shtoni lëngun e pulës, lëngun e limonit dhe i përzieni vazhdimisht. E rrisni pak nxehtësinë dhe ndërkohë i përzieni.

6

Në fund i shtoni panën, pak kripë e piper. Sapo pana të pluskojë, zhysni në të filetot e pulës dhe e fikni zjarrin.

7

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!

Lini një koment