Sugjerojmë:

Fileto pule me spinaq e salcë beshamel. Tavë për të lëpirë gishtat!

Fileto pule me spinaq e salcë beshamel. Tavë për të lëpirë gishtat!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kombinim i thjeshtë, por që do ju bëjë ta 'fshini' të gjithë pjatën!

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 1 kokërr qepë
  • 4 fileto pule
  • ½ gotë verë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Për beshamelin: 2 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 2 gota qumësht, 1 kokërr vezë, 100 gram djathë picash, kripë, piper, arrë moskat

Udhëzimet

1

Spinaqin e larë dhe të grirë e vendosim në një tenxhere, e mbulojmë me kapak dhe e lemë të ulë vëllimin.

2

Në një tigan hedhim pak vaj, spërkasim filetot me kripë dhe piper dhe i vendosim të marrin ngjyrë nga të dyja anët.

3

Më pas i shuajmë filetot me pak verë dhe i lemë derisa të avullojë alkooli.

4

Ndërkohë përgatisim beshamelin. Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe sapo të shkrijë shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë pak ngjyrë.

5

Shtojmë më pas qumështin dhe sapo masa të bëhet kremoze shtojmë vezën, djathin e verdhë të grirë në rende, kripë, piper të bardhë dhe arrë moskat.

6

Largojmë spinaqin nga tenxherja. Hedhim në tenxhere një lugë vaj ulliri dhe kaurdisim një qepë të grirë hollë.

7

Shtojmë më pas spinaqin, e trazojmë që të lidhet me qepën dhe më pas e vendosim spinaqin në një tavë të thellë.

8

Vendosim mbi spinaq filetot e pulës dhe beshamelin.

9

E spërkasim me pak djathë të verdhë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment