Sugjerojmë:

Fileto pule me pana-kërpudha

Fileto pule me pana-kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Fileto pule me pana-kërpudha, zgjedhje e mirë, e shpejtë, e mençur kurdoherë!

Ingredientët

  • 3/4 fileto pule
  • 1/2 qepë mesatare
  • 2 thelpi hudhër
  • 400 gram kërpurdha të freskëta
  • ½ lugë gjelle lëng limoni
  • 1/2 gotë vere të bardhë
  • 150 ml krem panna
  • 1 lugë vaj ulliri + 1 lugë gjalpë
  • kripë, piper
  • 2 lugë gjelle majdanoz i copëtuar imët

Udhëzimet

1

Lajmë filetot e pulës dhe i marinojmë ato me kripë dhe piper të zi .

2

Hedhim në tigan (1 lugë vaj +1 lugë gjalpë) dhe skuqim filetot, deri sa të arrijnë një ngjyrë të artë .

3

I largojmë nga tigani, i vendosim në një pjatë dhe i spërkatim me lëng limoni .

4

Në po atë yndyrë në tigan kavardisim qepën, hudhrat, shtojmë kërpudhat dhe vazhdojmë ti perziejmë derisa kërpurdhat të zverdhen .

5

I skuqim me vezë pastaj i shtojmë panën. I përziejmë dhe i lëmë të marrin valë ne temperaturë mesatare .

6

Vendosim filetot e pulës së bashku me kërpudhat në tigan. I vendosim kapakun dhe i lëmë rreth 5 minuta në zjarr.

7

I shtojmë majdanoz dhe i shërbejmë menjëherë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment