Sugjerojmë:

Fileto pule kapreze, mrekullia në një pjatë!

Fileto pule kapreze, mrekullia në një pjatë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Jepini mishit të pulës një shije tjetër me sekretet e recetës kapreze!

Ingredientët

  • 600 gram fileto pule
  • 500 gram domate
  • 250 gram mozzarella
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 tufë borzilok
  • 2 lugë gjelle miell
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Lani dhe thani mirë filetot e pulës. I marinoni me kripë e piper dhe i lyeni me pak miell.

2

I skuqni mirë nga të dyja anët në një tigan me pak vaj.

3

Pasi të jenë gati, i hiqni nga zjarri dhe i vendosni në një tavë.

4

Në po të njëjtin tigan ku skuqët filetot e pulës, shtoni domatet e prera në kubik, shtoni hudhrat, kripën, pak sheqer e borzilok.

5

I lini në zjarr derisa domatja të tretet tërësisht.

6

Masën ia shtoni sipër filetove tek tava.

7

Nivelojeni mirë, shtoni djathin mozarella, gjethet e borzilokut.

8

Vendoseni tavën në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment