Sugjerojmë:

Fileto me salcë fiku, një recetë e rafinuar gourmet me verë të kuqe

Fileto me salcë fiku, një recetë e rafinuar gourmet me verë të kuqe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Një recetë vërtet e rafinuar dhe gourmet, filetoja me salcë fiqsh, është perfekte për të surprizuar miqtë për darkë. E thjeshtë për t’u përgatitur, në këtë recetë përdoret edhe vera e kuqe mes përbërësve. Le të shohim së bashku hapat:

Ingredientët

  • 4 feta fileto të trasha
  • 200 gr qepë të vogla
  • 6 fiq të pjekur
  • 30 cl verë e kuqe
  • Pak gjalpë
  • Kripë e piper

Udhëzimet

1

Qëroni qepët dhe pritini në kubikë. Shkrini pak gjalpë në një tigan të vogël dhe shtoni qepët e prera. Pak nga pak shtoni dhe verën.

2

Shtoni fiqtë e qëruar dhe të prë në copa. Shtoni krië e piper sipas dëshirës suaj dhe gatuajini në zjarr të ulët për 20-25 minuta.

3

Në një tigan tjetër ku keni shkrirë pak gjalpë, skuqni mirë fetat e filetos.

4

Shërbejini në tryezë me salcën e fiqve dhe verën e kuqe.

Lini një koment