Sugjerojmë:

Fileto levreku me kungulleshka dhe domate

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 1 levrek 350 gr
  • 400 gr kungulleshka
  • 200 gr domate
  • 400 gr misër
  • 3 thelpinj hudhre
  • ½ gotë verë të bardhë
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper.

Udhëzimet

1

Si fillim pastrojmë levrekun dhe e shfiletojmë.

2

I heqim lëkurën, e presim në kubikë të vegjël dhe e lëmë mënjanë.

3

Presim kungulleshkat sipas dëshirës, domatet në kubikë, majdanozin e grijmë hollë dhe të gjitha i lëmë mënjanë.

4

Në një tigan, nxehim vajin e ullirit, hedhim thelpinjtë e hudhrës derisa të zverdhen, i heqim dhe po aty shtojmë kungulleshkat e prera.

5

I skuqim në zjarr të fortë dhe shtojmë domatet e prera.

6

I përziejmë here pas here dhe i lëmë deri sa të krijojnë një masë homogjene. Shtojmë copat e levrekut dhe pas dy-tre minutash i shuajmë me verë të bardhë. Shtojmë kripë, piper dhe majdanozin e grirë hollë dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë për disa minuta.

7

Ndërkohë, përgatisim kremin e misrit.

8

Kullojmë misrin nga kutitë dhe e shpëlajmë, e hedhim në mikser së bashku me një lugë vaj ulliri, kripë e piper dhe e miksojmë që të mos ketë copa të pa grira.

9

Të gjithën e kullojmë në një sitë dhe e kemi gati.

10

Vendosim kremin e misrit si shtresë dhe sipër tij përgatitjen e perimeve dhe levrekut.

11

Pjatën e zbukurojmë sipas dëshirës dhe e shërbejmë menjëherë.

Lini një koment