Sugjerojmë:

Fileto derri e mbushur me fruta të thata dhe mjaltë

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 60 min

Ingredientët

  • 1 kg fileto derri
  • 1 gotë vere e kuqe
  • ½ kg fruta të thata ( fiq, kajsi, kumbulla, fëstëk)
  • Hudhra
  • 1 lugë mjaltë
  • Gjalpë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

I bëjmë mishit një prerje të thellë në formë xhepi.

2

I vëmë të zbuteN në verë për gjysmë ore frutat e thata, pastaj i kullojmë dhe mbushim me to xhepin e mishit dhe e qepim me pe të bardhë.

3

Presim hollë një thelpi hudhër, shpojmë sipërfaqen e mishit me thikë dhe fusim copat e hudhrës.

4

Vëmë mishin e derrit në një tavë, shkrijmë një lugë mjaltë në verënn, që përdorëm për të zbutur frutat e thata dhe e hedhim mbi mishin.

5

Pastaj hedhim kripë dhe piper të zi dhe pak gjalpë.

6

E pjekim në furrë për gati 50 minuta, duke e lagur herë pas herë me lëngun e vet, që të mos digjet dhe e mbulojmë me një copë letër alumini.

7

Para se ta servirim, heqim perin me të cilin qepëm xhepin dhe mishin e vëmë në tryezë të prerë në feta të njomura me lëngun e pjekjes.

Lini një koment