Sugjerojmë:

Fiku erdhi, bëje marmalatë!

Fiku erdhi, bëje marmalatë!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 1 kg fiq
  • 400 gram sheqer

Udhëzimet

1

Lani mirë fiqtë dhe hiqini bishtat.

2

I shtoni në një blender me gjithë lëkurë dhe më pas shtoni sheqerin. I trazoni jo për shumë sekonda.

3

Më pas merrni një tavë dhe shtoni në të masën e përgatitur.

4

E përhapni në të gjithë madhësinë e tavës. Futeni ne furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

5

Marmalatën nxirreni herë pas herë nga furra dhe trazojeni më një lugë druri.

6

Pas kësaj transferojeni marmalatën e ngrohtë në kavanoza qelqi. I lini pak të ftohen dhe i fusni në frigorifer.

7

Tani është koha për ta shijuar. Në mëngjes me një fetë bukë, do ishte ideale!

Lini një koment