Dreka/ RECETA

Fërgesë me lulelakër dhe vezë

Fërgesë me lulelakër dhe vezë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një lloj i veçantë fërgese falë lulelakrës. Jeni kuriozë ta provoni?

Ingredientët

  • 500 gram lulelakër
  • 1 qepë e madhe
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 spec i kuq
  • 300 gram domate
  • vaj ulliri
  • 1 gotë lëng perimesh
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 4 vezë
  • 2 lugë gjelle fara kungulli
  • ½ tufë majdanoz i grirë imët

Udhëzimet

1

Pastrojmë dhe lajmë lulelakrën duke e prerë atë në lule të vogla. Presim qepën në kubikë të vegjël dhe hudhrën në copëza.

2

Pastrojmë specin nga farat dhe e presim atë në kubikë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe fillimisht kaurdisim qepën derisa ajo të zbutet.

3

Shtojmë specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen në nxehtësinë mesatare.

4

Shtojmë hudhrën dhe domatet, lulelakrën dhe vendosim kapakun për 2-3 minuta.

5

Shtojmë lëngun e perimeve dhe lëmë lulelakrën të ziejë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq.

6

E lëmë të ziejë dhe 7 minuta të tjera në temperaturë të ulët.

7

Thyejmë vezët dhe i shtojmë ato një nga një. I mbulojmë me kapak në temperaturë të ulët për 5-7 minuta (varet sa të gatuara i doni vezët.)

8

Ndërkohë pjekim farat e kungullit.

9

Presim majdanozin hollë. Në fund shpërndajmë farat e kungullit dhe majdanozin mbi vezë. E servirim të ngrohtë!

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

You Might Also Like

1 Comment

  • Reply
    Chemical Abuse
    26/03/2020 at 4:24 am

    Free Inpatient Rehab http://aaa-rehab.com Drug Rehab Centers Near Me http://aaa-rehab.com Inpatient Drug Rehab Centers
    http://aaa-rehab.com

  • Leave a Reply