Sugjerojmë:

Fasule të skuqura me domate dhe erëza

100 gr fasule pllaqi të ziera më parë
Gjysmë qepe të kuqe
Tul domateje konservë
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
Piper

1.Në një tigan skuqim në pak vaj ulliri qepën e grirë imët me hudhrën e shtypur.

2.E lëmë deri sa qepa të zbutet dhe shtojmë domatet me fasulet pllaqi.

3.Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund hedhim erëzat e tjera që kemi zgjedhur.

4.Sipas dëshirës shtojmë dhe pak spec djegës.

Lini një koment