Sugjerojmë:

Fasule në furrë me piper të kuq, do të bëhet e preferuara e këtij sezoni

4 gota fasule
Ujë
3 lugë vaj
1 qepë e madhe
2 speca të kuq djeges
Kripë
Piper
Majdanoz i prerë hollë
2 lugë spec i kuq

1.Vendosni fasulet në një tenxhere ose tigan dhe mbulojini me ujë.

2.Shtoni 3 lugë vaj, qepet dhe specat e kuq të thatë.

3,Gatuajini fasulet për 1 orë e gjysëm deri në 2 orë në zjarr të mesëm.

4.Ngrohni furrën në 200 gradë.

5.Kur fasulet të jenë bërë, në një tigan shtoni gjysmën e gotës së vajit dhe piperin e kuq në zjarr të mesëm.

6.Trazojeni deri sa të miskohet tamam dhe piperi i kuq të jetë kombinuar me vajin.

7.Shtojeni këtë në tenxheren me fasulet dhe trazojeni mirë.

8.Marinojeni me kripë dhe piper dhe lereni të vlojë për rreth 3 minuta.

9.Të gjitha fasulet hidhini në një tavë të thellë dhe shtoni ujë deri sa të mbulohen fasulet.

10.Vendosni qepë dhe specin e kuq për dekor.

11.Piqeni në furrë për 30 minuta.

12.Lereni të piqet 15 minuta dhe shtoni majdanozin.

Lini një koment