Sugjerojmë:

Fasule me salçiçe dhe borzilok

Ingredientët

  • 1 qepë të kuqe
  • 1 degë selino
  • 1 karrotë
  • 1 domate të madhe
  • 1 salsiçe të freskët
  • 200 gr fasule
  • Borzilok të freskët
  • Pak spec djegës
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lini fasulet në ujë për një natë.

2

Të nesërmen, grini qepën, selinonë dhe karotën dhe shtoni vaj ulliri.

3

Shtoni salçiçen e coptuar në pjesë të vogla dhe fasulet.

4

Hidhni ujin dhe mbylleni tenxheren me presion për 30 minuta.

5

E rihapni dhe shtoni domatet dhe nëse nevojitet, përsëri pak ujë.

6

Rregulloni shijen me kripë e piper dhe në fund hidhni 3-4 gjethe borzilok.

Lini një koment