Fantastike për t’u shijuar në çdo kohë të ditës! Kjo është receta e tartës me reçel fiku
Fantastike për t’u shijuar në çdo kohë të ditës! Kjo është receta e tartës me reçel fiku
Persona: 5
Koha e përgatitjes: 20 minuta–Koha e gatimit: 40 minuta
Përgatitja e kësaj ëmbëlsire do të shtonte edhe më shumë atmosferën duke e shijuar në familje apo mes miqsh. Çfarë po pret atëherë?
Ingredientët
5 lugë gjelle me kos
150 gram reçel fiku
2 gota miell
5 lugë gjelle sheqer
2 filxhanë kafe margarinë
1 vezë
1/2 lugë kafe me sodë
Udhëzimet
1
Në një tas rrihni vezën, sheqerin dhe sodën. I përziejmë dhe shtojmë kosin.
2
Vijojmë përzierjen derisa masa të jetë bërë homogjene.
3
Në vijim, masën e përgatitur e shtojmë nga pak tek mielli që kemi vendosur në një tas dhe përgatisim brumin me dorë.
4
Pasi brumi është shndërruar në një masë homogjene e hapim në tavolinën e punës në formën e një pete të trashë, e cila nuk duhet të jetë më e trashë se një centimetër.
5
Para se të hapim petën kujdesemi që mënjanë të lëmë një masë brumi më vete, të cilën do ta përdorim për shiritat që do vendosim mbi tartë.
6
Petën e përgatitur e vendosim në një tavë. Sipër saj shtrojmë masën e reçelit.
7
Në fund marrim brumin që kemi lënë mënjanë, e ndajmë në shirita të hollë dhe e vendosim në formën e rombave mbi reçelin që kemi shtruar.
8
Shiritat nëse dëshironi mund t’i lyeni me vezë me ndihmën e një furçe kuzhine.
9
Piqet në furrë, derisa shiritat e sipërm të marrin ngjyrë të artë në të kuqërremtë përreth 40 minuta. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment