Eskallop viçi me domate e djathë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • Eskallop viçi i prerë shumë hollë
  • Domate të pjekura
  • 1 kokërr qepë
  • Borzilok
  • 1 copë djathë kaçkavall
  • Miell
  • Vaj ulliri
  • Verë e bardhë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Si fillim qërojmë lëkurët e domateve dhe i presim në kubikë të vegjël.

2

Qepën e presim në feta shumë të holla, ndërsa djathin në feta të holla me qëruesen e patateve.

3

Vëmë në zjarr një tigan të madh, të sheshtë, me fare pak vaj, që mund të nxerë fetat e mishit pa i vendosur mbi njëra-tjetrën.

4

Fetat e mishit i lyejmë me pak kripë, piper e miell dhe i vendosim në tigan.

5

Kur të kenë marrë ngjyrë nga të dyja anët i lagim me pak verë dhe vëmë disa feta qepë mbi çdo fetë mishi.

6

Kur qepa të jetë zbutur shtojmë domatet, borzilokun të copëtuar me dorë dhe djathin.

7

Fikim zjarrin, e mbulojmë me kapak (ose me letër furre nëse nuk keni kapak për tiganin), e lëmë të pushojë 2 minuta dhe më pas e shërbejmë menjëherë me pak vaj ulliri.

Lini një koment