Sugjerojmë:

Eskallop me mango dhe lime

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • Eskalop viçi ose derri
  • 1 mango e pjekur mirë
  • ½ qepë e kuqe
  • Majdanoz i freskët
  • 1 spec i kuq, i grirë në kubikë
  • Spec i kuq djegës i freskët, i prerë në kubikë ose spec djegës pluhur
  • 1 lime
  • Kripë
  • Vaj ulliri
  • Gjalpë

Udhëzimet

1

Mangon e qëruar e ndajmë në kubikë të vegjël.

2

E hedhim në një tas bashkë me lëngun e limonit, me pak qepë të prerë imët, pak majdanoz, specin e kuq, specin djegës dhe kripë.

3

I përziejmë dhe i lëmë të mbuluara në frigorifer për të paktën 2 orë, një natë të tërë, ose edhe deri në momentin që do të përdoret.

4

Në një tigan, ngrohim pak vaj ulliri dhe pak gjalpë dhe skuqim eskalopët në flakë të lartë për disa minuta nga të dyja anët. Pasi t’i rregullojmë për kripë e piper, i shërbejmë menjëherë të shoqëruara me salcën e mangos.

Lini një koment