Sugjerojmë:

Eskallop me fileto pule, pana dhe kërpudha

Eskallop me fileto pule, pana dhe kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një eskallop i mirë, realizohet edhe me fileto pule. Ju mund të përdorni qumësht ose pana sipas dëshirës, për ta bërë masën më kremoze!

Ingredientët

  • 300 gram fileto pule
  • 4-5 kërpudha të mëdha
  • 1/2 gotë qumësht ( ose 100 ml pana)
  • 35 gram kaçkavall të grirë imët
  • 1/2 tufë majdanoz i copëtuar imët
  • kripë, piper
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri, skuqni fileton e pulës me pak kripë e piper. Shtoni kërpudhat e prera në copa të vogla dhe më pas majdanozin.

2

Pas 5-7 minutash shtoni qumështin ose panën sipas dëshirës.

3

Sapo masa të fillojë të pluskojë shtoni djathin kaçkavall. Pas 2 minutash e hiqni tiganin nga zjarri.

4

Shërbejeni recetën të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment