Sugjerojmë:

Është koha e hithrave. Le të bëjmë një fritatë të shijshme

Është koha e hithrave. Le të bëjmë një fritatë të shijshme

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 12 minuta

Hithrat janë një bimë e egër pranverore, por me shumë vlera për shëndetin. Gjithashtu i bëjnë pjatat tona më të shijshme. Vetëm kujdes kur t’i mblidhni, mos harroni të vendosni dorashka sepse ju djegin duart!

Ingredientët

  • 12 vezë
  • 400 gr hithra
  • 8 lugë djathë grana
  • 1 tufëz bimë aromatike
  • 1 qepë të njoma
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Lani dhe pastroni hithrat, kullojini dhe shtrydhini. Prisni në copa një tufëz bimësh aromatike (majdanoz, manxuranë, mente).

2

Pastroni 6 qepët e njoma, lajini dhe pritini në feta të holla. Rrihni 12 vezët në një tas me pak kripë e piper; shtoni më pas bimët aromatike, hithrat, qepët dhe djathin e grirë grana.

3

Në një tigan të madh nxehni 4 lugë vaj ulliri dhe hidhni përzierjen; gatuajeni derisa fritata të formojë një kore të lehtë. Kthejeni nga ana tjetër me një kapak dhe hiqeni kur të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët.

Lini një koment