Sugjerojmë:

Embëlsoni veten dhe familjen tuaj me recetën e hasudes me arra!

Hasude me arra

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shumë restorante e japin falas hasuden në fund. Kjo ëmbëlsirë është e thjeshtë, kërkon pak përbërës dhe të gjtihë anëtarët e familjes do ta shijojnë!

Ingredientët

  • 300 gram niseshte
  • 300 gram sheqer
  • 500 ml ujë
  • 100 gram gjalpë të freskët
  • 100 gram arra të thërrmuara
  • Pak kanellë pluhur

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni niseshtenë dhe ujin. I përzieni mirë derisa niseshteja të tretet plotësisht pa lënë kokrriza.

2

Në një tenxhere në zjarr mesatar shtoni gjalpin dhe sheqerin. I përzieni mirë.

3

Tani shtoni masën me niseshte që përgatitët pak më parë. I përzieni vazhdimisht me një lugë druri.

4

Pasi masa të jetë trashur disi, shtoni arrat e thërrmuara dhe hiqeni nga zjarri.

5

Merrni dy lugë dhe formoni disa hasude të vogla.

6

I radhisni njëra pas tjetrës në një pjatë të pastër dhe i lini të ftohen disi.

7

I shtoni sipër edhe pak kanellë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment