Sugjerojmë:

Embëlsohuni me recetën e kekut me ananas

Embëlsohuni me recetën e kekut me ananas

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 100 gram sheqer kaf
  • 300 gram ananas të prerë në kubik të vegjël dhe të hollë
  • 200 gram miell
  • 1 1/2 lugë çaji pluhur pjekës
  • 150 gram sheqer i zakonshëm
  • 2 vezë të mëdha
  • 1 1/2 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
  • 2/3 gotë me qumësht

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas të madh bashkoni sheqerin kaf, gjalpin e shkrirë, i përzieni mirë dhe e shtroni me kujdes në formën specifike të kekut.

3

Radhisni sipër saj copat e ananasit, njëra pas tjetrës.

4

Në një enë bashkoni miellin, pluhurin pjekës, kripën,

5

Në një enë tjetër rrihni sheqerin e bardhë me 1 filxhan gjalpë. Shtoni vezët, vaniljen dhe trazojini sërish.

6

Gradualisht shtoni miellin, në fund qumështin dhe i trazoni edhe njëherë.

7

Masën që krijuat e shtroni sipër copave të ananasit. E përhapni mirë me ndihmën e një spatule.

8

E fusni kekun në furrë për 35-40 minuta.

9

Pasi të jetë gati, e nxirrni dhe e lini të ftohet për 10 minuta. Sapo të jetë gati e prisni dhe gati për t’u shijuar!

10

Nëse do e shoqëronit edhe me akullore do ishte perfekt!

Lini një koment