Sugjerojmë:

Ëmbëlsirë me xhelatinë luleshtrydhe dhe mango

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 1 orë e 15 min

Ingredientët

  • Për xhelatinën e luleshtrydhes:
  • 1 kg luleshtrydhe
  • 200 gr sheqer
  • Xhelatinë Agar - Agar
  • Për xhelatinën e mangos:
  • 400 ml tul mango
  • 21 gr xhelatinë
  • 100 ml qumësht
  • 40 gr pluhur qumështi
  • 675 gr krem
  • Për sipërfaqe:
  • 800 gr miell
  • 175 gr sheqer
  • 40 gr pluhur pjekjeje
  • 500 gr gjalpë
  • 625 gr krem freskues
  • 4 gr kripë

Udhëzimet

1

Bëni një pelte luleshtrydhe duke ngrohur purenë e luleshtrydheve dhe përzierjen e sheqerit me agar- agar.

2

Hidheni atë në formën e kupolës dhe lereni të freskohet.

3

Bëni kremin e mangos duke përzier të gjithë përbërësit dhe mbështilleni me kremin, pastaj jepini formën e kubeve.

4

Bëni brumin e sipërfaqes duke përzierë përbërësit e mësipërm.

5

Brumin bëjeni në role dhe priteni në formë të rrumbullakëta, pastaj piqeni.

6

Pasi të ftohet peltja e luleshtrydhes dhe brumi të piqet vendosni kubet e mangos mbi pelten dhe shoqërojeni me brumin.

Lini një koment