Sugjerojmë:

Ëmbëlsirë me krem qumështi dhe bajame

Ëmbëlsirë me krem qumështi dhe bajame

Koha e përgatitjes: 1 ore 5 minuta Koha e gatimit: 55 minuta

Një ëmbëlsirë e butë dhe kremoze, kjo pandispanjë me kakao dhe mbushje të shijshme kremi, është perfekte për ditët e festave. Përgatitet thjesht, serviret e ftohtë dhe është absolutisht e shijshme!

Ingredientët

  • 100 gr bajame të pjekura të cilave u është hequr cipa
  • 30 gr kakao e hidhur
  • 30 gr niseshte patatesh
  • 2 dl pana e rrahur
  • 2 të verdha vezësh
  • 100 gr miell
  • 140 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 2 dl qumësht bajamesh
  • 45 gr gjalpë
  • Kripë
  • Gjysmë luge kafeje maja ëmbëlsirash

Udhëzimet

1

Përgatisni bazën. Thyeni 3 vezë në një tas qelqi dhe rrihini me 100 gr sheqer dhe pak kripë, derisa të fryhen dhe të bëhen shkumë. Vendoseni më pas këtë përzierje në banjëmari dhe gatuajeni derisa të përftoni një përbërje të trashë dhe të dendur.

2

Më pas vendoseni mbi tryezë enën dhe shtoni aty miellin e situr bashkë me 30 gr kakao, 20 gr gjalpë të shkrirë dhe majanë e ëmbëlsirave. Merrni një tavë të sheshtë, shtroni në të letër furre, hidhni aty brumin, nivelojeni me një spatul dhe piqeni në 180 gradë për 10 minuta. Nëse nuk keni një tavë të tillë,mund të përdorni atë që ka vetë furra e sobës.

3

Ndërkohë që pandispanja piqet, rrihini 2 të bardha vezësh me 40 gr sheqer dhe pak kripë, shton aty niseshtenë e situr të patateve, më pas gradualisht qumështin dhe bajamet. Lëreni në zjarr të ulët derisa kremi të trashet. Shtoni gjalpin dhe përziejeni kremin mirë, më pas lëreni të ftohet.

4

Montoni ëmbëlsirën. Vendosni bazën mbi një tjetër letër furre duke e hequr me kujdes nga e para, vendosni mbi të një shtresë të bollshme kremi dhe rrotullojeni në vetvete me ndihmën e letrës së furrës. Lëreni në frigorifer të pushojë për 2-3 orë.

Lini një koment