Sugjerojmë:

Embëlsirë e thjeshtë brenda 5 minutave me biskota dhe banane

Embëlsirë e thjeshtë brenda 5 minutave me biskota dhe banane

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 2 ore

Ingredientët

  • 200 gram çokollatë të zezë, copëtuar imët
  • 400 gram biskota (rekomandohen të gjata)
  • 250 ml qumësht
  • 2 banane të prera në feta
  • 300 ml pana

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni panën dhe e rrihni me një mikser. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni qumështin dhe lagni një e nga një biskotat .

2

I radhisni njëra pas tjetrës në një tavë të vogël qelqi. Sipër tyre vendosni një shtresë pana. Përsëri biskota, një shtresë tjetër me pana dhe në fund i shtoni sipër fetat e bananeve dhe çokollatën e grirë imët.

3

E vendosni ëmbëlsirën në frigorifer dhe pas dy orës mund ta shijoni me të gjithë familjen tuaj!

Lini një koment