Sugjerojmë:

Embëlsira e ditës: Kek me rrush të thatë

250 gram miell
120 gram sheqer
100 gram gjalpë
100 gram bajame të thërrmuara
3 vezë të mëdha
1 pako pluhur pjekës
150 gram kos dele
50 gram rrush të thatë

1.Në një tas rrihni vezët me sheqerin.

2.Më pas shtoni kosin dhe gradualisht gjalpin.

3.Shtoni miellin, pluhurin pjekës, rrushin e thatë dhe bajamet.

4.I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe e shtroni masën tek forma e kekut.

5.E fusni në furrë të piqet për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.

6.E lini pak të ftohet para se ta prisni. Ju bëftë mirë dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni pak sheqer pluhur sipër.

Lini një koment