Sugjerojmë:

E vërteta rreth domateve të konservuara: A janë të shëndetshme apo jo?

Domatja është padyshim një ndër përbërësit më të vyer të kuzhinës që është në gjendje të transformojë tërësisht shijen e një pjate. Por ashtu si ҫdo product i nënës natyrë, edhe domatja ka stinën e saj, ҫka do të thotë se nuk mund të jetë e freksët dhe po aq e shijshme në tryezat tona gjatë gjithë vitit. Ndaj në dimër, kur jo vetëm shija e domateve të freskëta nuk është e duhura por edhe ҫmimet janë disi më të larta, na vijnë në ndihmë domatet e konservuara. Por a janë ato të sigurta për t’u konsumuar në mënyrë sistematike? Mesa duket, po!

Sipas studimeve të kryera nga Organizata për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, domatet e konservuara janë po aq të shëndetshme sa domatet e freskëta. Madje, domatet e konservuara, kanë në përmbajtjen e tyre likopen, një antioksidant i shkëlqyer, i cili në më shumë se 700 studime ka rezultuar të ketë efekt pozitiv në trajtimin e kancerit të gjirit, të prostatës e disa sëmundjeve të tjera.  Në krahasim me domatet e freskëta, ato të konservuara kanë në përmbajtjen e tyre shumë më tepër likopen.

Por si në pjesën më të madhe të produkteve të përpunuara, ka disa detaje ndaj të cilave duhet treguar kujdes gjatë përzgjedhjes së markës  që do të blini. Në rastin e domateve të konservuara, përpiquni të gjeni produkte që në etiketën e tyre specifikojnë që nuk kanë kripër të shtuar dhe BPA (Bisphenol A).

Në domatet e konservuara, kripa shërben si për t’i dhënë shije, ashtu edhe për t’i konservuar ato. Por një kanaҫe mund të përmbajë nga 100 deri në 300 miligramë sodium, ҫka do të thotë se përfaqëson nga 4% deri në 13% të sasisë së lejuar që një person mund të konsumojë në një ditë. Për këtë arsye, produktet që nuk kanë kripë të shtuar ose e kanë atë në nivele shumë të ulëta, janë të duhurat për t’u përzgjedhur.

Ndërsa BPA është një përbërës sintetik i përdorur në kanaҫet metalike, për t’i ruajtur ato nga gërryerja që shkaktojnë produktet me aciditet të lartë siҫ janë domatet. Për vite të tëra është menduar se prania e këtij përbërësi në ushqime mund të shkaktonte ҫrregullime hormonale dhe të kishte një ndikim negativ në trurin njerëzor. Megjithatë, studimet e ndërmarra nga Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet (FDA) kanë përcaktuar se edhe në përqëndrime shumë të larta, ky përbërës ka efekt thuajse të papërfillshëm në oranizëm. Megjithatë, për sa kohë nuk është thënë ende se BPA nuk është i dëmshëm, sugjerojmë të përzgjidhni produkte që nuk e kanë në përmbajtje të paketimit të tyre.

Lini një koment